Shefi i shërbimit të zbulimit egjiptian, Salah Abdel Sadek, beson se për rritjen e dhunës dhe ekstremizmit të përhapur në botën arabe, fajtorë janë filmat e vizatuar, video-lojërat dhe filmat përplotë me dhunë.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në konferencën “Mediat dhe kultura e dhunës” në Universitetin e Kajros, Sadek ka deklaruar se filmi i vizatuar “Tomi dhe Xheri” i ka ngulitur shikuesve në mendje idenë se dhuna është e natyrshme, transmeton Telegrafi.
“Tomi dhe Xheri” shfaqin dhunën në mënyrë qesharake dhe dërgojnë këso mesazhe, “Po, unë mund ta godas, unë mundem ta hedh në erë me eksploziv. Këto ide me kalimin e kohës nguliten në kokë dhe dhuna konsiderohet diçka e natyrshme”, ka shtuar Sadek.
Ai gjithashtu beson, se rol kyç në përhapjen e dhunës luajnë edhe video-lojërat dhe filmat që nxisin dhunë mes të rinjve. /Telegrafi/