Telegrafi

Shefi i policisë hyn me dhunë në objektin e tij

Brunstrom, 53-vjeçar, në këtë mënyrë ka dashur të testojë nëse 3.4 milionë funte të shpenzuara për rimobilimin dhe ripajimin e objektit kryesor të policisë, janë shpenzuar drejt.

Zëdhënësi i policisë në North Wales, ka thënë shkurt: "Ne vetëm mund të konfirmojmë se shefi ynë e ka testuar vetë sigurinë e objektit”.

Sipas burimeve të gazetës, hyrja në këtë objekt të policisë është jashtëzakonisht e vështirë – sidomos në pjesën ku është ngjitur Brunstorm. Megjithatë kur merret parasysh fakti se ai kishte lejuar që të qëllohej me armën Taser, me 50.000 volt, vetëm për të dëshmuar se ato janë të sigurta, atëherë as ky lajm nuk duket shumë befasues.