Paraqitet një punëtor në zyrë dhe i thotë punëdhënësit të tij:
– Shef, a mund të marr sot ditë të lirë, sepse duhet t’i ndihmoj gruas në pastrimin gjeneral të shtëpisë, sepse më vonë më vjen vjehrra, të cilën pastaj duhet ta dërgoj në aeroport…
– Nuk ka shanse të marrësh ditë të lirë!
– Faleminderit shef! E kam ditur gjithmonë se mund të mbështetem te ju.