Telegrafi

Shefi i FMN-së për Shqipërinë takohet me ministrin e financave

Ministri Bode i shpjegoi zotit Bell treguesit e buxhetit të vendit për vitin 2010 dhe fazën në të cilën ndodhet miratimi i projektbuxhetit 2011, i cili duhet të kalojë për miratim në qeveri dhe parlament së shpejti.

Zoti Bell pritet të ketë javën e ardhshme një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e financave Bode dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Në këtë konferencë pritet të jepen edhe mendimet e tij për zhvillimin e ekonomisë shqiptare. /Telegrafi/