Telegrafi

Shefi i AVUK-ut vizitë në Izrael

Vizita është mbështetur nga projekti i Komisionit Evropian në Kosovë, për preventivën kontrollin dhe eradikimin e sëmundjeve në kafshët e egra. Gjatë kësaj vizite Kryeshefi i AVUK-ut. ka takuar drejtorin e Shërbimit Veterinar të Izraelit, Moshe Chaimovitz.

Me këtë rast delegacioni nga Kosova, u njoftua nga afër me punën e Shërbimit Veterinar të Izraelit, punën e Institutit Kimron i cili është përgjegjës për kontrollin e ushqimit dhe sëmundjeve të kafshëve, organizimin e këtij shërbimi, situatës epizootilogjike për prezencën e sëmundjeve të kafshëve, komponentë e kontrollit të ushqimit, eksportit dhe importit në Izrael.

Po ashtu në koordinim me autoritetet e shërbimit veterinar të Izraelit janë organizuar vizita në terrene të parqeve nacionale për mbrojtjen dhe konzervimin e natyrës, ku janë demonstruar aspektet praktike të mbrojtjes së kafshëve të egra, ruajtjes së natyrës, ekosistemit dhe kontrollit të sëmundjeve tek kafshët e egra.

Nga ana e autoriteteve izraelite përgjegjëse për shërbimin veterinar është shprehur gatishmëri për bashkëpunim të mëtejmë dhe për ofrimin e mbështetjes teknike për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës në të gjitha fushat që ndërlidhen me kompetencat dhe përgjegjësitë. /Telegrafi/