Shefi i gjyqtarëve në Ligën Premier, Howard Webb, ka thirrur një takim të gjithë arbitrat javën e ardhshme pas një të shtune të lënë në hije nga gabimet e VAR.
Ligeri i ligës, Arsenali mbeti i indinjuar pasi golit të barazimit nga Ivan Toney në pozicion jashtë loje dhe ai nuk u hoq për një të tillë.
Në anën tjetër, Brighton pa një gol të pranuar gabimisht kundër rivalëve Crystal Palaces.
Arsenali dhe Brighton vazhduan të humbin pikë, me Webb që thuhet se ishte skeptik për atë që ndodhi.
Sipas MailSport, të gjithë gjyqtarët do të duhet të marrin pjesë në një samit në Stockley Park javën e ardhshme për të shikuar gabimet.
Goli i Brentford u lejua të qëndrojë pasi gjyqtari i VAR, Lee Mason harroi të vizualizonte vijat që do të kishin pasqyruar pozicionin jashtë loje të Christian Norgaard.
John Brooks ishte në VAR në ndeshjen Palace-Brighton dhe ndërsa vizatoi vijën jashtë loje… ai e bëri këtë te lojtari i gabuar.
Webb i shkroi Arsenalit dhe Brightonit për të kërkuar falje dhe për të sqaruar atë që kishte ndodhur.
Në një deklaratë zyrtare, Pulëbardhat konfirmuan se kishin pranuar faljen e shefit të gjyqtarëve. /Telegrafi/