Site icon Telegrafi

Shefi i fushatës së Trumpit ka marrë 12.7 milionë dollarë nga partia filoruse e Viktor Janukoviçit

Shefi i fushatës elektorale të Donald Trumpit, Paul Manafort, ka marrë në cilësinë e konsulentit 12.7 milionë dollarë nga partia filoruse e ish-presidentit ukrainas, Viktor Janukoviç, nga viti 2007 deri në 2012.

Informacioni ka dalë përmes dokumenteve të fshehta që janë bërë publike prej zyrës së sapokrijuar antikorrupsion, bën të ditur NYT, shkruan bota.al.

E kaluara e Manafortit në Ukrainë nuk është një risi, por është hera e parë që del shuma e shpërblimeve të marrë për shërbimet e tij.

Dhe në dritën e lajmit, fushata e Hillary Clintonit – shkruana agjencia AP – ka kritikuar tashmë Manafortin për lidhjet e tij me Rusinë dhe interesat pro Kremlinit.

Nga ana e vet, NYT kujton komentet pozitive të Trumpit për Putinin dhe aneksimin e Krimesë, si dhe sulmet e hackerëve rusë kundër e-maileve të demokratëve.

Exit mobile version