Telegrafi

Shefi i FSB-së ruse: Terroristët e kanë rrëzuar aeroplanin e Egyptair

Njeriu i parë i shërbimit rus FSB, Aleksandar Bortnjikov, ka thënë se terroristët kanë shkaktuar rrëzimin e aeroplanit “Egyptair” që fluturonte nga Parisi për në Kajro.

Ai ka thënë se “ka shumë të ngjarë që ky është një akt terrorist që rezultoi me vdekjen e 66 njerëzve nga vende të ndryshme”.

“Ne ftojmë të gjithë, duke përfshirë edhe kolegët tanë dhe partnerët nga Evropa, për të bërë një përpjekje të përbashkët për të gjetur se kush është përgjegjës për këtë sulm terrorist”, ka thënë Bortnjikov.

Bortnjikov gjithashtu tha se agjentët e FSB në bashkëpunim me inteligjencën Kazakistanit kanë prishur një plan të një grupi terrorist se në qytete të mëdha në Rusi do të kryhen sulme të ngjashme me ato të Parisit .

Arsyet e rrëzimit të aeroplanit tani për tani nuk janë të njohura por zyrtarët në Francë, Greqi dhe Egjipt nuk përjashtohet mundësia e një sulmi terrorist.

Gazeta “Figaro” ka bërë të ditur se autoritetet franceze kanë filluar hetimet ka personeli në aeroportin “Charle de Gaulle”.