Site icon Telegrafi

Shefi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë: Jam i mrekulluar me progresin e FSK-së (Video)

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, ka theksuar se është i mrekulluar me progresin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në një periudhë të shkurtër kohore.

Kollçaku këto komente i ka bërë në një konferencë për media së bashku me komandantin e  FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë tha se FSK-ja në një periudhë të shkurtër kohore ka arritur kapacitete të plotë operacionale.

“Përfitoj nga rasti që t’i  falënderoj FSK-në dhe Qeverinë e Kosovës për ndihmën e dhënë në rastin e emergjencave në Shqipëri. FSK-ja e tregoj veten jo vetëm në reagimin e menjëhershëm, por edhe në profesionalizimin e tyre, duke e ndihmuar popullsinë në zonat e afektuara, bashkëpunimi jonë për vitin 2017, ka qenë shumë në nivel dhe janë realizuar të gjitha aktivitet e parashikuara. Në vitin 2018, presim një shtim të aktiviteteve jo vetëm në sasi, por edhe në cilësi. Ne jemi të vendosur të mbështesin transformimin e FSK”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

 

Exit mobile version