Telegrafi

Shefi ekzekutiv i Interit zbulon diçka të rëndësishme për marrëveshjen e re

Shefi ekzekutiv i Interit, Michael Bolingbroke, ka folur për ‘Reuters‘ sa i përket blerjes së Nerazzurrëve nga Suning Commerce Group.

Sipas Bolingbroke, përveç aksioneve, Suning do të marrë përsipër e një pjesë të madhe të borxheve të klubit, natyre e të cilave ende nuk dihet.

Me ardhjen e kinezëve Interit pritet të negociojë prapë me UEFA-n për situatën financier dhe rregullat e FFP.

Me investitorët e rinj diskutimet pritet të jenë shumë më të thjeshta me UEFA-n. /Telegrafi/