Site icon Telegrafi

Shefi i doktorëve kinezë tregon se kur pritet vaksina: “Amerikanët e kanë tipin e tyre, ne tonin”

Dr. Jianxing He, nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve Ngjitëse, lidhur me natyrën e këtij coronavirusi ka thënë që ky është tip i ri i coronavirusit dhe sipas njohurive të deritashme është i ngjashëm me SARS-in dhe MERS-in

“Përafërsisht rezistenca e tij është e ngjashme me rezistencat e tyre. Domethënë, qëndron gjatë në të ftohtë. Ka pasur disa pohime që nuk e do nxehtësinë, mirëpo sipas përvojave të fundit atë edhe nuk frikëson moti i ngrohtë”, transmeton Telegrafi.

– Mund të shkatërrohet pas një ore të ekspozimit në temperaturë plus 56 gradë Celsius. Pra, mund të mbijetojë edhe në Afrikë. Edhe atje ka të sëmurë. Mirëpo, më së lehti shfaqet në të ftohtë”, ka theksuar doktori, nga Provinca Guangdong.

Virusi më së lehti mund të bartet në dy ditët e para nga shfaqja e sëmundjes dhe pesë ditë pas shfaqjes. Atëherë është më i rrezikshëm.

Si masë më efikase për mbrojtje nga coronavirusi dr. Jianxing He thekson bartjen e maskës.

“Bartni maskë. Vetëm maskë. Kur e bartni maskën, ajo është një ndër metodat më efikase të mbrojtjes”, ka thënë ai.

Duke bartur përvojat nga Kina, ai thotë që izolimi është masa më e mirë për zgjidhjen e problemit të përhapjes së kësaj epidemie.

Pyetjes se cili është probabiliteti që dikush që është i infektuar dhe i shëruar sërish të infektohet, doktori i është përgjigjur që “probabiliteti nuk është i lartë”.

Mirëpo, vaksina gjithsesi është ilaçi më efikas kundër epidemisë.

“Tani edhe Kina, edhe SHBA, po përgatisin vaksinat e tyre. Amerikanët kanë tipin e tyre, ndërsa ne tipin tonë”.

Në Kinë tashmë janë bërë hulumtimet e vaksinës në kafshë, ndërkaq tani fillon hulumtimi klinik në njerëz vullnetarë.

Dr. Jianxing He shton që kur të përfundojnë hulumtimet klinike duhet të kalojnë edhe tre muaj që vaksina të mund të përdoret zyrtarisht. /Telegrafi/

 

Exit mobile version