Site icon Telegrafi

Shefi i diplomacisë së Polonisë do të vizitojë Maqedoninë

Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Lacek Çaputoviç, pasnesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku do të ketë takim me homologun e tij, Nikolla Dimitrov.

Sipas njoftimit të MPJ-së së Maqedonisë, Dimitrov dhe Çaputoviç do ta hapin takimin e shtatë mes Polonisë dhe Maqedonisë në procesin e eurointegrimeve i quajtur “Konferenca e Shkupit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njëkohësisht dy ministrat do të vendosin lule para përmendores së hebrenjve të dëbuar nga Maqedonia, në kuadër të ngjarjes përkujtimore që organizohet me rastin e 75 vjetorit të dëbimit të hebrenjve nga Maqedonia./Telegrafi/

Exit mobile version