Telegrafi

Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov rrëzohet derisa po ngjitej në skenë për të mbajtur fjalim (Video)

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov derisa po ngjitej në skenë për të mbajtur një fjalim në forumin “Rusia – vendi i mundësive”, në një moment u pengua dhe u rrëzua para qindra të pranishmëve.

Lavrov duket se nuk e kishte vërejtur një shkallë derisa po ngjitej në skenë, dhe kështu u pengua dhe përfundoi në tokë, transmeton Telegrafi.

“U pengova. Mirë që u pengova në shkallë e jo në frontin diplomatik”, ka thënë i pari i diplomacisë ruse derisa po ngrihej në këmbë, duke u munduar të bëjë paksa shaka.

Ky veprim bëri të pranishmit të duartrokasin dhe qeshin, derisa ai mori fjalën pas rrëzimit që nuk i shkaktoi lëndime trupore. /Telegrafi/