Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, sot do të vizitojë Prishtinën.
Kështu ka njoftuar për Telegrafin, Ambasada gjermane në Prishtinë.
Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovës kanë bërë të ditur për Telegrafin se tema të vizitës do të jenë çështjet e marrëdhënieve bilaterale, përafrimi me Bashkimin Evropian si dhe dialogu për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ministri i Jashtëm Federal Maas planifikon të udhëtojë për në Prishtinë, Kosovë më 22.04. 2021. Në kuadër të vizitës së tij ai do të zhvillojë biseda me Presidenten, Kryeministrin dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës. Pikë rëndesat tematike të vizitës do të jenë çështjet e marrëdhënieve bilaterale, përafrimi me BE-në, si dhe dialogu për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë”, bën të ditur nga Ambasada gjermane në Kosovë.
Kjo është agjenda e vizitës së kryediplomatit gjerman në Kosovë:
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në aeroport homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 14:00)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Presidenca, ora 15:00)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Objekti i Qeverisë, ora 16:30)
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në takim homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Objekti i MPJ-së, ora 17:00). /Telegrafi/