Telegrafi

Shefi i CIA-s: Agjencia nuk do të përdorë teknika ekstreme të marrjes në pyetje

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John Brennan, ka premtuar se agjencia nuk do të mbështet më teknikat ekstreme të marrjes në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm, siç është ngufatja me ujë (ëaterbording), edhe nëse një gjë të tillë e kërkon presidenti.

Deklaratat e Brennan mund të kenë pasoja për garën për president të Shteteve të Bashkuara, pasi kandidati kryesor i dominuar nga Republikanët, Donald Trump, është zotuar se nëse zgjidhet do të ndryshojë ligjet që ndalojnë torturën në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.

“Nuk do të pranoja aplikimin e taktikave dhe teknikave, të cilat janë objekt i polemikave të caktuara”, ka deklaruar Brennan gjatë një interviste dhënë për BBC.

“Në asnjë mënyrë nuk do të lejoja që këto teknika të përsëriten nga disa agjentë të CIA-s”, ka shtuar Brennan. /Telegrafi/