Site icon Telegrafi

Shefi i CIA-a paralajmëron amerikanët për një sulm të ngjashëm si në Stamboll

Disa orë pas sulmit vetëvrasës në Aeroportin “Ataturk” në Stamboll, ku u vranë të pakën 41 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, drejtori i CIA-s, John Brennan tha se sulmet mbanin vulat e ISIS-it dhe paralajmëroi se grupi terrorist islamik planifikon të kryejë sulme të ngjashme në shkallë të gjerë në Shtetet e Bashkuara.

“Jam i shqetësuar nga pikëpamja e një profesionisti të zbulimit që shikon aftësitë e DAESH, si dhe vendosmërinë e tyre për të vrarë sa më shumë njerëz që është e mundur dhe për të kryer sulme jashtë vendit”, ka thënë Brennan në një intervistë ekskluzive në selinë e CIA-s për Yahoo News, përcjell Telegrafi.

Brennan beson se pas të shtënave në Orlando që u bënë javë më parë dhe San Bernardino, grupi i cili kreu këto sulme do të vazhdojë përpjekjet për të depërtuar mbrojtjen amerikane.

Ai shtoi: “Unë do të jem i befasuar nëse DAESH nuk është duke u përpjekur për të kryer këtë lloj të sulmit në Shtetet e Bashkuara”.

DAESH është një akronim për emrin arab të Shtetit Islamik, i njohur mirë si ISIS apo ISIL.

Ende pa u konfirmuar se shpërthimet e në Aeroportin “Ataturk” u kryen nga ISIS, Brennan ka thënë se ishte një sulm vetëvrasës që zakonisht është më shumë teknikë e DAESH.

Për më tepër, Brennan tha se ISIS ka një motiv për të përhapur terrorin e saj në Turqi, e cila ka qenë shënjestër e terroristëve të ISIS përtej kufirit në Siri. /Telegrafi/

Exit mobile version