Site icon Telegrafi

Pro-rusi Vulin jep dorëheqje nga posti i shefit të BIA-s

Drejtori i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin ka njoftuar sot se po dorëzon dorëheqje të parevokueshme nga ajo pozitë.

Vulin në një deklaratë me shkrim ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkim Evropian po kërkojnë kokën e tij si parakusht për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë, kanë raportuar mediet në Serbi, përcjell Telegrafi.

“Unë nuk do ta lejoj veten të jem shkak i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë. Prandaj po paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, theksoi Vulin.

Lexo po ashtu Historia e spiunimit që tronditi Serbinë – Aleksandar Vulin si shef i BIA-s në shërbim të agjenturës së Moskës për të burgosur kritikët e Kremlinit

“Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Serbia po përballen me shantazhe dhe kërcënime. Na kërkohet të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Srpska dhe të mos jemi vend dhe komb sovran duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse”, ka potencuar tutje në letrën e dorëheqjes së tij.

Vulin njihet si zyrtar i shtetit serb i lidhur me forcat pro-ruse dhe është i sanksionuar nga SHBA-ja.

Lexo po ashtu Avokati serb: Dyshja Vuçiq-Vulin janë organizatorët e padiskutueshëm të sulmit terrorist në Kosovë

Ndryshe, Vulin dhe Vuçiq u akuzuan se qëndronin mbrapa sulmit terrorist që ndodhi më 25 shtator në veri të Kosovës, kjo sipas avokatit nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, i cili pati thënë se nuk ka asnjë dyshim se këta të dy ishin organizatorët. /Telegrafi/

Exit mobile version