Shefi i bankës Goldman Sachs, David Solomon, ka refuzuar punën në distancë si një “normale e re” dhe e ka etiketuar atë si një “devijim” në vend.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Solomon tha se banka e investimeve kishte operuar përgjatë vitit 2020 me “më pak se 10 për qind të njerëzve tanë” në zyrë.
Gjithsesi, “padurimi” i tij që punëtorët të kthehen në zyrë është në kundërshtim me shumë firma të tjera, të cilat kanë sugjeruar që puna nga shtëpia mund të bëhet e përhershme.
Sidoqoftë, Solomon sugjeroi që kjo nuk i përshtatet kulturës së punës në Goldman Sachs.
“Unë mendoj se për një biznes si i yni, i cili është një kulturë inovative, bashkëpunues, kjo nuk është ideale. Dhe nuk është një normale e re. Është një devijim që ne do ta korrigjojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ai në një konferencë të mërkurën.
Në veçanti ai ishte i shqetësuar për një “klasë hyrëse” prej rreth 3,000 rekrutëve të rinj, të cilët nuk do të merrnin “mentorimin e nevojshëm të drejtpërdrejtë”. /Telegrafi/