Telegrafi

Shefi i asambleistëve të AAK-së në Prishtinë: Pozicioni ynë aktual është opozitë

Shefi i asambleistëve të AAK-në Prishtinë, Bahri Gashi është shprehur se AAK aktualisht është opozitë, duke konfirmuar se ende nuk kanë ndonjë marrëveshje mes tyre dhe LDK-së.

Ky qëndrim i AAK bëhet i ditur pas seancës së sotme ku u zgjodh kryesuesi i ri i asamblesë komunale, të cilin votim asambleistët e AAK-së e injoruan.

“Pozicioni ynë aktual është opozitar dhe si i tillë do të mbrohet në asamble, duke e mbajtur në përgjegjësi kryetarin për premtimet e tij”.

Lexo po ashtu Zgjedhja e kryesuesit të Asamblesë në Prishtinë - gjithçka çfarë ndodhi nga procesi i votimit për Fehmi Kupinën e LDK-së

“Kryesuesi u nominua nga partia e dytë pa dakordimin e shumicës, andaj nuk e pamë të arsyeshme të jemi pjesë e këtij votimi”.

“Si AAK që kemi marrë rreth 10 mijë vota në kryeqytet, do të jemi shumë aktiv që t’i përmbushim obligimet tona që burojnë nga vota e drejtpërdrejtë që na është besuar në zgjedhjet e fundit”, u shpreh Gashi.