Site icon Telegrafi

Shefi i Applet, Cook: Të qenit homoseksual është dhurata më e bukur që më ka dhënë Zoti

Tim Cook, katër vite më parë u bë drejtori i parë i një kompanie të madhe që pranoi publikisht se është homoseksual.

Biznesmeni i suksesshëm ka pohuar se ndihet i lumtur dhe i plotësuar me orientimin e tij seksual.

“Jam shumë krenar për këtë”,tha shefi ekzekutiv i Apple në një intervistë për CNN.

“Të qenit homoseksual është dhurata më e bukur që më ka dhënë Zoti”, shtoi më tutje 57-vjeçari.

Ai këtë pohim e bërë pas shumë thashethemeve në mediat botërore duke u thënë fund dilemave rreth preferencave të tija seksuale.

“Dola hapur në publik pasi fillova të merrja histori nga fëmijët që lexonin online se isha homoseksual”, tha ai.

Cook tha se ishte person shumë privat, por mendoi se ishte shumë egoist duke qëndruar i heshtur mbi identitetin e tij, kur mund të ndihmonte njerëzit duke dalë hapur. /Telegrafi/

Exit mobile version