Telegrafi

Shefi i Apple: Jam shumë optimist për bisedimet tregtare SHBA-Kinë (Video)

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ishte mjaft optimist kur u pyet për perspektivën e bisedimeve tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës

Cook në një intervistë për CNBC, tha se do të ishte në interes të dy vendeve për të arritur një marrëveshje.

“Është një marrëveshje shumë komplekse tregtare dhe duhet të korrigjohet apo përditësohet, por siç e kam thënë më parë, unë jam shumë optimist se kjo do të ndodhë. Kjo në mënyrë të qartë do të jetë e mirë jo vetëm për ne, sinqerisht, por mendoj dhe për botën në përgjithësi. Bota ka nevojë për një ekonomi të fortë”, tha Cook, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Apple urdhëron tërheqjen e iPhoneve nga dyqanet në Gjermani

Donald Trump dhe Tim Cook kanë pasur një marrëdhënie të paqartë, por ata kanë qenë rregullisht në kontakt gjatë tërë presidencës së Trumpit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina do të vazhdojnë bisedimet tregtare, pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë shikuan mundësitë të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre. /Telegrafi/