Chelsea dhe Sheffield United i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 2-2 në ‘Stamford Bridge’.
Ishin The Blues ata që kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Tammy Abraham në minutën e 19-të.
Sulmuesi anglez (43’) ishte tejet i disponuar për lojë, pasi arriti ta shënonte edhe golin e tij të dytë në ndeshje dhe të dytin për Chelsea, e që me kaq përfundoi pjesa e parë.
Në të dytën ishin përsërit Blutë nga Londra që e kishin iniciativën për gol, mirëpo mysafirët ishin ata që shënuan.
Callum Robinson e ngushtoi epërsinë e Chelseat në 2-1 në minutën e 46-të, pas asistimit që pranoi nga Stevens.
Por, mysafirët nuk u ndal me kaq, pasi arritën t’i barazonin shifrat në 2 – 2 fal auto-golit të shënuar nga Kurt Zouma (90′).
Pas javës së katërtë, Chelsea gjendet në vendin e nëntë me pesë pikë, ndërsa në ndeshjen tjetër do të udhëtojë te Wolverhampton Wanderers, një takim aspak i lehtë për ta. /Telegrafi/
https://twitter.com/HdMnbr/status/1167826624924082176
https://twitter.com/daliosway/status/1167823800584429569
Tammy Abraham with 4 goals already and proving Frank Lampard has been right about him 🔥 #CHESHU https://t.co/kuHeAt2bDB
— . (@KobzTunde) August 31, 2019