Telegrafi

Sheffield United ‘shkatërron’ Chelsean, bën hap të madh drejt garave evropiane

Pamje nga ndeshja (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Sheffield United ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-0 ndaj Chelseat në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.

Lufta në Ligën Premier për një vend në Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës, po del të jetë mjaftë interesante në këto xhirot e fundit.

Sheffield sot ka marr një fitore të madhe ndaj Chelseat, edhe pse këta të fundit kishin më shumë nga loja, por në çastet vendimtare vendasit ditën t’i shënojnë golat.

Pamje nga ndeshja (Photo by Peter Powell/Pool via Getty Images)

Goli i parë erdhi në minutën e 18-të të ndeshjes kur David McGoldrick përfitoi nga një tollovi në zonë për ta çuar topin në rrjetë për 1-0.

 

Chelsea u hodh në sulm për të barazuar rezultatin, por e pësoi të dutin.

Enda Stevens asistoi për Oliver McBurnie që shënoi për 2-0.

 

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Pamje nga ndeshja (Photo by Peter Powell/Pool via Getty Images)

Në pjesën e dytë, Frank Lampard tentoi në të gjitha mënyrat që ta ngjall skuadrën, por ishte e pamundur

David McGoldrick shënoi golin e dytë personal në minutën e 77-të për 3-0, që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

 

Chelsea mbetet në pozitën e tretë me 60 pikë, por Leicester dhe Manch ester United tani mund ta kalojnë, pasi kanë nga një ndeshje më pak.

Në anën tjetër Sheffield mban vendin e gjashtë me 54 pikë dhe ëndrron për nj vend në garat evropiane. /Telegrafi/