Telegrafi

Sheffield United 3-0 Chelsean, notat e lojtarëve: McGoldrick yll i ndeshjes, te ‘Blutë e Londrës’ të gjithë dobët

David McGoldrick (Photo by Rui Vieira/Pool via Getty Images)

Sheffield United ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-0 ndaj Chelseat në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.

David McGoldrick shënoi dy herë në këtë ndeshje, ndërsa Oliver McBurnie një herë.

McGoldrick ishte lojtar i ndeshjes me notën 9.3.

Pamje nga ndeshja (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Te Chelsea pothuajse të gjithë kishin vlerësime të dobëta, por Andreas Christensen kishte më të ultë (5.9).

Chelsea mbetet në pozitën e tretë me 60 pikë, ndërsa Sheffield mban vendin e gjashtë me 54 pikë dhe ëndërron për nj vend në garat evropiane.

Notat e lojtarëve të Sheffield

Notat e lojtarëve të Chelsea

/Telegrafi/