Skuadra e rikthyer në Ligën Premier, Sheffield United do të jetë nikoqir i Liverpoolit në javën e shtatë të Ligës Premier.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Chris Wilder në këtë takim vije pas një fitore të madhe në udhëtim te Evertoni 0-2.
Në anën tjetër Liverpool është lider i padiskutueshëm në Ligën Premier, me 18 pikë nga gjashtë ndeshjet e para.
Këto dy skuadra kanë luajtur vetëm dy takime në Ligën Premier dhe atë në vitin 2007, ku ndeshja në Sheffield kishte përfunduar me barazim 1-1, ndërsa në Anfield , Liverpooli kishte triumfuar me rezultat të thellë 4-0.
Tanimë dy trajnerët si Wilder ashtu edhe Klopp kanë publikuar formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare:
Sheffield United: Henderson, Basham, Egan, O’Connell, Baldock, Lundstram, Norwood, Fleck, Stevens, Robinson, McBrunie.
📋 Today's team to face @SheffieldUnited… #SHULIV https://t.co/oCwedbixIU
— Liverpool FC (@LFC) September 28, 2019
Liverpool: Adrian, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Wijnaldum, Henderson, Salah, Mane, Firmino. /Telegrafi/