Telegrafi

Shefes së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova i vazhdohet mandati deri më 2020

Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur mandatin shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Mandati i shefes së Zyrës së BE-së në Kosovës, Nataliya Apostolova është zgjatur për 20 muaj, saktësisht  deri më 29 shkurt 2020.

Apostolova ishte caktuar si shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë më 4 gusht 2016.

Ndryshe, mandati nga Këshilli i BE-së i është zgjatur edhe përfaqësuesve special të BE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Azinë Qendrore, Afrikë, Sahel, në Kaukazin Jugor dhe Gjeorgji. /Telegrafi/