Telegrafi

Shefat e shtabeve të ASH dhe BDI në Dibër nënshkruajnë deklaratë për zgjedhje korrekte dhe demokratike

Shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor i BDI-dega Dibër, Ramadan Imeri dhe ai i Alencës për Shqiptarët, Dritan Lleshi sot nënshkruan një deklaratë të përbashkët për zgjedhje korrekte dhe demokratike në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Dibër.

Kjo ishte nismë e dy partive politike konkurruese, të cilat duke treguar kulturë qytetare , dëshirojnë që zgjedhjet të jenë vetëm se një proces demokratik , që përmes shprehjes së të drejtës së tyre kushtetuese qytetarët të zgjedhin organet e vetëqeverisjes lokale dhe të mos ndikojë në harmoninë qytetare dhe prishjes të raporteve ndër njerëzore./Telegrafi/