Telegrafi

Shefat e BE-së diskutojnë për Kosovën

Të mërkurën, komisioneri evropian për Zgjerim, Olli Rehn ka thënë se, procesi negociator për statusin e Kosovës duhet të përfundojë më 10 dhjetor, kur raporti i Grupit të Kontaktit i dërgohet sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

|"Duhet të respektohet vendimi i Grupit të Kontaktit nga takimi i fundit në nivel të ministrave të New York. Grupi i Kontaktit, do ti dërgoj raport para 10 dhjetorit e pastaj Këshilli i Sigurimit duhet të vendosë, përveç nëse deri atëherë nuk do të kemi zgjidhjen me marrëveshjen e palëve", ka thënë Rehn, duke shtuar se periudha deri në përfundim të mandatit të treshes duhet të shfrytëzohet për negociata të mirëfillta.

Në kuadër të samitit në Lisbonë, shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së do të diskutojnë për reformimin e institucioneve të Bashkimit Evropian. Traktati kryesor rreth kësaj çështjeje është arritur në samitin e kaluar të mbajtur në fund të qershorit.

Samiti në Lisbonë pritet të zgjasë dy ditë.