Telegrafi

Shearer: Pa Rooneyn, Manchesteri do të ishte askund

Pasi ndoqi sulmuesin anglez duke mposhtur i vetëm Hull Cityn, Shearer ka thënë se nëse Manchester United do të mbetet pa të do ta humbë garën për titull.

“Ata nuk do të ishin aty ku janë në ligë pa Rooneyn. Ai kujdeset për ta në çdo moment, por ai është një lojtar i madh dhe kjo është ajo që bëjnë lojtarët e mëdhenj. Kur klubet kanë nevojë ata janë aty”, ka thënë Shearer.

“Sa për Manchester United, ai është po aq i rëndësishëm edhe për Anglinë, nuk mendoj se dikush duhet ta harrojë këtë”, ka shtuar anglezi./Telegrafi/