Telegrafi

Shearer mendon se Mourinho është në rrezik të shkarkohet

Alan Shearer (Foto: Ali Bharmal/Getty Images /Guliver)

Legjenda e Newcasle Unitedit, Alan Shearer, mendon se Jose Mourinho është në rrezik të humbasë punën e tij si trajner i Manchester Unitedit.

Sipas anglezit në futboll kur nuk fiton, atëherë trajneri duhet shkarkuar.

“Nëse nuk fiton ndeshjet në futboll, atëherë në mënyrë të pashmangshme e dimë se çfarë ndodh me trajnerët”.

Alan Shearer duke festuar një nga golat e tij me Newcastle United (Foto:Stu Forster/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se ata nuk janë mjaftueshëm të mirë për të fituar ligën në këtë sezon”.

“Por, siç thash, nëse nuk marrin rezultatet që klubi dëshiron, trajner humbet punën”, ka thënë Shearer.

Lexo po ashtu Scholes: Mourinho po e turpëron klubin, nuk e di si shpëtoi pa u shkarkuar në fundjavë

Në intervistat e fundit Special One ka thënë se është i qetë dhe se nuk mendon për një shkarkim të mundshëm.

Aktualisht Man Utd është në vendin e dhjetë në Ligën Premier me dhjetë pikë. /Telegrafi/