Telegrafi

SHDW & Obscure Shape, Fideles, Altin Boshnjaku më 13 prill në Teatrin Oda

Exil dhe Next Level prezantojnë eventin e madh me SHDW & Obscure Shape, Fideles, Altin Boshnjaku më 13 prill në Teatrin Oda, duke filluar nga ora 23:00.

‘Exil’ është organizatë që merret me organizmin e techno eventeve në Francë, dhe kësaj radhe kanë bashku forcat me ‘Next Level’ nga Kosova që të krijojnë një urë bashkëpunimi përmes eventeve, artistëve lokalë, aktiviteteve artistike, etj.

Kësaj radhe ‘Exil’ është nikoqire në Prishtinë me programin e përzgjedhur, ku në eventin e rradhës “Next Level” do jetë nikoqire në Paris bashkë me artistët lokal të muzikës elektronike nga Kosova.

Do të jetë një mundësi e mirë për prezantimin e skenës tonë dhe artistëve tanë në Paris.

Biletat kanë dalë në shitje në të gjithë Kosovën dhe detajet rreth biletave mund t’i gjeni KËTU.

Interesimi është shumë i madh nga Kosova dhe rajoni, kështu që preferohet të blini biletat më herët.

Ky event përkrahet nga Win Music Freedom Kosova/Stay You. /Telegrafi/