Telegrafi

SHBA-Zvicër, pakt për bankat

Ky fakt është bërë i ditur nga persona të brendshëm në këtë çështje. Bëhet e ditur se agjencitë qeveritare amerikane do të ftojnë bankat të paguajnë një gjobë, të dalin nga biznesi i fshehjes së llogarive bankare për qytetarët amerikane dhe të dorëzojnë emrat e klientëve të tyre tek departamenti amerikan i drejtësisë dhe Shërbimi i Brendshëm për të Ardhurat.

Në këmbim të pranimit të këtyre kushteve agjencitë qeveritare amerikane do të tërhiqen nga hetimet e deritanishme për bankat. Tre zyrtarë, aktuale dhe ish- zyrtarë janë informuar për bisedimet dhe përshkruan atë që po ndodh duke cituar hetimet në shkallë të gjerë që po kryejnë të dy agjencitë mbi bankat europaine dhe zvicerane. /Telegrafi/