Telegrafi

SHBA zhvillon ‘ecjen e elefantëve’ më të madhe në historinë e Forcave Ajrore – 4,000 ushtarakë dhe 80 aeroplanë luftarakë ofruan shfaqje spektakolare të fuqisë ushtarake

“Ecja e elefantëve” më e madhe në historinë e Forcave Ajrore të SHBA-së është organizuar në një shfaqje të forcës ushtarake mes luftës në Ukrainë dhe tensioneve me Kinën.

Në skena të pabesueshme në bazën e Forcave Ajrore Sheppard, në Wichita, Teksas, 4000 ushtarakë ‘ndanë pistën’ me 80 aeroplanë, përcjell Telegrafi.

Shfaqja e fuqishme vjen teksa një anije luftarake amerikane lundroi nëpër ngushticën e Tajvanit ndërsa Kina bën manovra të vazhdueshme agresive rreth vendit ishullor.

Termi ‘ecje elefantësh’ e ka origjinën në Luftën e Dytë Botërore, kur flota të mëdha të bombarduesve aleatë do të kryenin sulme në misione që përmbanin 1000 aeroplanë.

Shfaqja spektakolare, e kryer javën e kaluar, kishte për qëllim të nënvizonte rëndësinë e trajnimit të Forcave Ajrore dhe partneriteteve të Amerikës në mbarë botën.

“Çelësi i fuqisë ajrore janë aeroplanët e jashtëzakonshëm dhe çelësi i aeroplanëve të jashtëzakonshëm është trajnimi i jashtëzakonshëm”, ka thënë gjenerali Lyle K. Drew, komandant i Krahut të 82-të të Stërvitjes.

“Kjo është ajo që ne bëjmë këtu në Sheppard, dhe kjo ‘ecje elefantësh’ ishte mesazhi ynë për botën që SHBA dhe partnerët e saj ndërkombëtarë mbeten të përkushtuar për të ofruar pilotët më të trajnuar në botë”. /Telegrafi/