Site icon Telegrafi

SHBA: Zgjidhja për Kosovën është pavarësia

"Në fakt, ne mendojmë që, pavarësia është zgjidhje dhe mendojmë se, pavarësia është zgjidhje deri tek e cila edhe zotëri Ahtisaari ka ardhur pas një varg takimesh me të dyja palët", ka deklaruar Casey në një konferencë për gazetarë, respektivisht në pyetjen se si qeveria amerikane vlerëson propozimin e Serbisë për autonominë e Kosovës.

Casey ka shtuar se pala serbe ka paraqitur qartë qëndrimin e vet sa i përket çështjes së Kosovës dhe se, ende ekzistojnë mënyra të flitet për këtë në kuadër të negociatave, por edhe se, qëndrimi amerikan në lidhje me këtë çështje, mbetet i qartë.

Duke folur për negociatat në mes të Beogradit e Prishtinës të cilat janë mbajtur të hënën në Bruksel, Casey ka thënë se, bëhet fjalë për një proces të ndërlikuar dhe ka paralajmëruar që treshja ndërmjetësuese do të vazhdojë përpjekjet e saj.
"Siç e dini, Sekretari i Përgjithshëm (KB) ka kërkuar nga treshja që më 10 dhjetor t’i dorëzohet raport për angazhimin e tyre. Por, siç kemi thënë edhe më parë, nëse nuk arrihet marrëveshje deri më 10 dhjetor, atëherë ajo çfarë presim që do të ndodhë është të vazhdojmë përpara, siç e dini, me pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës në pajtim me propozimin e zotit Ahtisaari", ka nënvizuar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Exit mobile version