Site icon Telegrafi

SHBA: Vritet oficerja e policisë teksa po qëndronte ulur në makinë (Video)

Një oficere e policisë është vrarë me armë zjarri sot në mëngjes derisa ishte ulur në automjetin policor në Nju Jork, njoftojnë autoritetet.

Miosotis Familia, 48-vjeçare, u qëllua me armë pak pas mesnatës derisa po rrinte ulur me partnerin e saj në automjetin policor në Bronx. Ajo ishte dërguar në spital, ku vdiq nga plagët, njofton Departamenti i Policisë në Nju Jork, transmeton Express.

Policia e ka quajtur këtë sulm të paprovokuar.

“Ajo ishte në detyrë, duke i shërbyer qytetit, duke i mbrojtur njerëzit, duke bërë atë në të cilën besonte dhe duke e bërë punën që e donte,” ka thënë kryetari i Nju Jorkut Bill de Blasio.

I dyshuari, Alexander Bonds, 34-vjeçar, dyshohet se e kishte nxjerrë revolen kur ishte konfrontuar nga oficerët.

Ai është qëlluar dhe vrarë nga policia një bllok më tej.

Exit mobile version