Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar mbështetjen e Kosovës në kundërshtimin e regjimit të Maduros në Venezuelë.
Në një reagim të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, thuhet se Kosova është në rrugën e duhur, derisa thonë se rruga e vetme e duhur për Venezuelën është kthimi në demokraci dhe paqe.
“Kosova është në rrugë të duhur përmes mbështetjes së tyre në kundërshtimin e diktaturës brutale të Maduros. Një kalim i shpejtë paqësor në demokraci është mënyra rruga më efektive dhe më e qëndrueshme drejt stabilitetit, të ardhmes dhe rikuperimit në Venezuelë”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane të cilin ia kanë bashkëngjitur një deklarate të Departamentit Amerikan të Shtetit.
#Kosovo is in good company through their support opposing Maduro’s brutal dictatorship. A swift and peaceful transition to democracy is the most effective and sustainable route to stability, recovery and prosperity in Venezuela. https://t.co/nXpqJDpGpB
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) August 14, 2020