Ditë më parë, presidenti Hashim Thaçi nxori një dekret përmes të cilit ka obliguar institucionet e vendit të krijojnë një listë të personave dhe grupeve e organizatave terroriste, të cilat do t’iu nënshtrohen masave kufizuese në territorin e Republikës së Kosovës.
E një veprim të tillë e ka përshëndetur këshilltari i presidentit Donald Trump, John Bolton.
“SHBA e vlerëson përcaktimin e Kosovës ndaj Hezbollahut si një organizatë terroriste. Këta terroristë iranian vazhdojnë të kërcënojnë stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në të gjithë botën. Bota e njeh sponsorizimin terrorist të Iranit dhe emërtimin e përfituesit kryesor të tij: Hezbollahut”, ka shkruar Bolton në Twitter. /Telegrafi/
The U.S. commends Kosovo’s designation of Hizballah as a terrorist organization. This Iranian terror proxy continues to threaten stability in the Middle East and throughout the world. The world is recognizing Iran’s terror sponsorship and naming its chief beneficiary: Hizballah.
— John Bolton (@AmbJohnBolton) July 2, 2019