Site icon Telegrafi

SHBA vendos masa shtesë kundër pandemisë COVID-19

Ka shkuar në 11 milionë numri i të infektuarve me coronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E në përpjekje për të parandaluar përhapjen e SARS-CoV2, shumë shtete po fuqizojnë masat antiCOVID-19.

Kështu, masa të rrepta së fundmi ka vendosur Miçigani dhe Uashingtoni.

Në Miçigan shkollat e mesme dhe kolegjet do të mbyllen dhe restorantet do ta kenë të ndaluar të ofrojnë shërbime brenda.

Edhe në Uashington do të vlejë e njëjta masë për restorantet, ndërsa aty do të mbyllen edhe palestrat, kinematë, teatrot dhe muzetë.

Në Shtetet e Bashkuara është rritur edhe numri i të hospitalizuarve, shkruan Top Channel.

Ekspertët janë duke u bërë thirrje njerëzve që ta trajtojnë me seriozitet përhapjen e coronavirusit, sidomos tani kur po afrohet Festa e Falënderimeve dhe ajo e Krishtlindjes.

Exit mobile version