SHBA-ja është vendi i parë në botë që ka regjistruar tanimë 10 milionë raste nga coronavirusi që kur shpërtheu pandemia në dhjetor të vitit të kaluar.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rezultati i zymtë vjen derisa edhe rastet globale me COVID-19 tejkaluan shifrën prej 50 milionë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar rreth një milion raste në 10 ditët e fundit, niveli më i lartë i infeksioneve që kur u raportua rasti i parë në shtetin e Washingtonit rreth 293 ditë më parë.
Sipas Reuters, SHBA-ja regjistroi 131 mijë raste me COVID-19 vetëm të shtunën.
Ndërkohë, bazuar në të dhënat e Worldometer, numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës në vend thuhet të ketë arritur në 243 mijë. /Telegrafi/