Telegrafi

SHBA: Vazhdon të rritët papunësia

Ekspertët theksojnë se papunësia javore në SHBA duhet të reduktohet në 400 mijë persona dhe në të vërtetë, për të vazhduar koordinimin me rritjen e popullsisë, ekonomia amerikane në javë duhet të krijojë 125 mijë vende të reja pune. Niveli i papunësisë gjatë javës së kaluar në të vërtetë tregon për vazhdimin e procesit të largimit nga puna të punëtorëve amerikanë.

Presidenti amerikan Barak Obama, duke e cilësuar si shumë të hidhur realitetin e papunësisë, i ka kërkuar kongresit amerikan që pas pushimeve, të miratojë projekt-ligjin e vonuar për krijimin e vendeve të vogla të punës.

Sipas statistikave të Departamentit amerikan të Punës, 62 për qind e vendeve të humbura të punës në tremujorin e katërt të vitit të kaluar kanë patur lidhje me punëtoritë që kanë punësuar deri në 50 persona.

Për të rritur numrin e të të punësuarve presidenti Obama ka ndarë një shumë prej 862 miliardë dollarë. /Telegrafi/