Site icon Telegrafi

SHBA vazhdon ta ruaj primatin, si prodhuesi më i madh i armëve në botë

Shtetet e Bashkuara janë bindshëm prodhuesit dhe shitësit më të mëdhenj të armëve në botë, thuhet në raportin më të ri të institutit ndërkombëtar të Stokholmit për hulumtimin e paqes.

Në raportin e vitit të kaluar, precizohet se 42 kompani amerikane kanë arkëtuar 226,6 miliardë dollarë nga shitja e armëve, që do të thotë se përfaqësojnë 57 për qind të tregut global, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, presidenti amerikan Donald Trump, ka mbështetur planin që nga Kongresi të miratohet buxheti ushtarak për vitin e ardhshëm me shumën prej 750 miliardë dollarë.

SHBA-të vazhdojnë ta mbajnë primatin se vendi me buxhetin më të madh të ushtrisë, kurse vendet tjera të botës as për afërsisht nuk i afrohen këtij fondi që e ka në dispozicion ushtria amerikane. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version