Site icon Telegrafi

SHBA: Vazhdojnë përpjekjet për ngritjen e tavanit të borxhit

Pesë ditë bisedime që përfshinë Presidenti Barak Obama dhe udhëheqësit republikanë të Kongresit e që përfunduan të enjten, nuk arritën rezultat.

Ekspertët thonë se Kongresi duhet të rrisë tavanin e borxhit prej 14,3 trilion dollarësh deri në datën 2 gusht përndryshe qeveria nuk do të ketë më para.

Ekonomistët kanë paralajmëruar se kjo do të kishte pasoja serioze si për ekonominë amerikane ashtu edhe për tregjet globale financiare. Drejtori i Buxhetit në Shtëpinë e Bardhë, Jack Lew u tha gazetarëve se ka ende kohë për të arritur një marrëveshje. /Telegrafi/

Exit mobile version