Site icon Telegrafi

SHBA: Urdhërohet reduktim i personelit të Ambasadës së Kubës

Administrata e Shteteve të Bashkuara ka urdhëruar dëbimin e 15 diplomatëve të Kubës, duke e akuzuar qeverinë e këtij vendi se ka dështuar t’i mbrojë diplomatët amerikanë, pas një vargu të incidenteve misterioze, në të cilat janë dëmtuar pjesëtarët e personelit diplomatik amerikan në Havanë.

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha mbrëmë se vendimi është bërë “për shkak të dështimit të Kubës për të ndërmarrë masa përkatëse për mbrojtjen e diplomatëve amerikanë”.

Tillerson, më tutje, ka theksuar se vendimi për tërheqjen e 60% të diplomatëve amerikanë nga Kuba do të mbetet në fuqi, derisa qeveria kubane “të garantojë siguri për diplomatët tanë në Kubë”.

Ministri i Jashtëm kuban, Bruno Roriguez, këtë veprim të autoriteteve amerikane e ka vlerësuar si “të paarsyeshëm” dhe tha se administrata e Shteteve të Bashkuara është “përgjegjëse për gjendjen aktuale dhe përkeqësimin e mundshëm në të ardhmen të marrëdhënieve të dyanshme”. /Rel/

Exit mobile version