Site icon Telegrafi

SHBA, uragani Nate godet Luizianën, evakuohen banorët (Video)

Uragani “Nate” ka zbarkuar në afërsi të lumit Misisipi në Luiziana, thotë Qendra Kombëtare e Uraganit në Shtetet e Bashkuara (NHC).

Stuhia, me erëra maksimale të qëndrueshme prej 137 km në orë është duke lëvizur në veri dhe një ulje e dytë pritet në bregun e Misisipit më vonë.

Luiziana, Misisipi, Alabama dhe pjesë të Floridës lëshuan paralajmërime dhe urdhra për evakuim.

“Nate” vrau të paktën 25 njerëz në Nikaragua, Kosta Rika dhe Honduras.

Stuhia tropikale që prej atëherë është forcuar dhe tani është një stuhi e kategorisë së pare e shkallës Saffir-Simpson.

Megjithëse jo aq i fortë sa “Maria” dhe “Irma” e muajit të kaluar, “Nate” pritet të sjellë erëra të forta dhe stuhi.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më herët lëshoi ​​një deklaratë emergjente për Luizianën, duke lejuar shtetin të kërkojë ndihmë federale me përgatitjen dhe përpjekjet e mundshme të ndihmës.

Në Alabama, guvernatori republikan Kay Ivey ka nxitur banorët në zonat që përballen me erëra të forta dhe stuhi të marrin masa paraprake.

Pesë porte përgjatë Bregut të Gjirit gjithashtu janë mbyllur si masë paraprake.

Shumica e platformave të naftës dhe gazit në Gjirin e Meksikës kanë evakuar stafin e tyre dhe kanë ndërprerë prodhimin përpara stuhisë.

https://www.youtube.com/watch?v=_SnraJ7E-lM

 

Exit mobile version