Telegrafi

SHBA ulet deficiti per 1.1 trilion dollarë

Një senator demokrat tha për mediat se plan buxheti i presidentit parashikon që në vitet 2015-2016 deficiti buxhetor në shtetet e bashkuara të bjerë në më pak se 3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto nga niveli aktual i 9.8 për qind. Por republikanët që kontrollojnë dhomën e përfaqësuesve thonë se propozimet e presidentit nuk janë të mjaftueshme dhe se ata kanë përgatitur planin e tyre të masave për një reduktim më të thellë dhe të shpejtë të deficitit.

Ndër propozimet e presidentit përfshihen reduktimi i 1 miliardë dollarë grant qeveritar për aeroportet e mëdha si dhe 1 miliardë të tjera për plantacionet e trajtimit të ujit si dhe të pjesëve të tjera të infrastrukturës. Një tjetër burim konfirmoi se planifikohet reduktimi i pagesave të asistencës së kujdesit shëndetësor me 60 miliardë dollarë në 2 vitet e ardhshme.

Në koment të pritshmërisë të buxhetit analistët thanë se kjo është një shenjë e mirë se demokratët po marrin me seriozitetin e duhur çështjen e problemit të deficitit. Shtëpia e bardhë synon që debatin mbi planin fiskal afatgjatë ta mbajë të ndarë nga debati për rritjen e tavanit të borxhit publik mbi 14.3 trilion dollarë. /Telegrafi/