Telegrafi

SHBA ul parashikimet për rritjen ekonomike

Në qershor komisioni përgjegjës parashikonte një rritje mes 3 deri 3.5 për qind. Edhe parashikimet për tregun e punës janë më të zymta.

Gjatë vitit të ardhshëm kuota e papunësisë do të vazhdojë të jetë rreth 9 për qind, thuhet në protokollin e fundit të FED-it. Normalizimi i rritjes ekonomike, punësimit dhe inflacionit pritet fillimisht në pesë deri gjashtë vitet e ardhshme. /Telegrafi/