Shtetet e Bashkuara kanë udhëzuar talebanët të mos pengojnë evakuimin nga aeroporti i Kabulit.
Kreu i Komandës Qendrore të SHBA u takua me udhëheqës të lartë talebanë dhe bëri thirrje që luftëtarët e tyre të mos ndërpresin operacionin e evakuimit të SHBA në aeroportin afgan në Kabul, njoftoi një zyrtar i lartë ushtarak amerikan.
Ai tha se në takimin e mbajtur dje në Doha, Katar, gjenerali Frank Mackenzie mori miratimin e talebanëve për të krijuar një marrëveshje sipas së cilës operacionet e evakuimit në aeroportin në Kabul mund të vazhdojnë pa ndërhyrjen e sundimtarëve të rinj të vendit.
Zyrtari nuk donte që emri i tij të jepet sepse ai nuk ka miratimin zyrtar për të folur për këto bisedime të ndjeshme.
Ai tha se Mackenzie u bëri thirrje talebanëve të mos ndërpresin evakuimin dhe tha se ushtria amerikane do të përgjigjet fuqishëm për të mbrojtur aeroportin nëse është e nevojshme.
Talebanët morën pushtetin në Afganistan në një ofensivë të shpejtë dy javë para se Shtetet e Bashkuara të planifikonin të përfundonin tërheqjen e trupave të tyre pas një pranie të kushtueshme 20-vjeçare.