Presidenti amerikan, Joe Biden kishte deklaruar ditë më parë se do të ndihmojë vendet e varfra në luftën kundër pandemisë.
I pari i Shteteve të Bashkuara kishte thënë se sapo të ketë vaksina të mjaftueshme në disponim, ato do t’i ndajë me vendet tjera.
Së fundi, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Andy Slavitt ka deklaruar se SHBA-të do të shpërndajnë për vendet tjera 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca.
BREAKING: U.S. to release 60 million Astra Zeneca doses to other countries as they become available.
— Andy Slavitt (@aslavitt46) April 26, 2021
“SHBA do të lëshojë 60 milionë doza Astra Zeneca për vendet e tjera pasi ato të jenë të disponueshme”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Twitter.
Slavitt pohon se aktualisht për momentin shteti amerikan nuk i ka dozat dhe se po punon për sigurimin e tyre.
Ndryshe, Biden i kishte konfirmuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit se do ta ndihmojë vendin tonë me vaksinat kundër coronavirusit. /Telegrafi/
To everyone who understandably says: "about time" or "what were they waiting for", at this time there are still very few available. No real time has been lost.
— Andy Slavitt (@aslavitt46) April 26, 2021