Telegrafi

SHBA: Trump nuk e bllokon dëshminë e ish-drejtorit të FBI-së

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti, Donald Trump, nuk do ta bllokojë të drejtën e tij ekzekutive për ta parandaluar ish-drejtorin e agjencisë FBI, James Comey, që të dëshmoj para Kongresit amerikan.

Pasnesër,  Comey pritet të paraqitet para Komitetit për inteligjencë të Senatit për dëgjim publik lidhur me përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane. Më vonë të enjten, me senatorët do të bisedoj privatisht për këtë çështje.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, u tha mbrëmë gazetarëve në Uashington, se megjithë të drejtën presidenciale për këtë bllokim, Trump nuk do ta shfrytëzoj këtë hap me qëllim që të sigurohet “shqyrtim i shpejtë dhe i gjithanshëm i fakteve” të ndërlidhura me shkarkimin e Comey dhe hetimeve për dyshimet për përzierjen ruse.

Shtëpia e Bardhë ka mundur ta bllokojë dëshminë e Comey, duke e shfrytëzuar privilegjin ekzekutiv, që është një precedent me të cilin presidenti mund t’i mbrojë bisedimet e tij, transmeton Rel.

James Comey ishte shkarkuar më 9 maj.

Prej atëherë, mediat amerikane kanë raportuar se Comey mund të ketë qenë nën presion të Trumpit, derisa e kishte udhëhequr agjencinë FBI, për ta përfunduar hetimin e çështjeve të ndërlidhura me dyshimet për përzierjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar.