Telegrafi

SHBA, Trump dhe Clinton më afër nominimit presidencial

Demokratja, Hillary Clinton, dhe republikani, Donald Trump, kanë fituar në zgjedhjet partiake në shtetin e Uashingtonit, që u mbajtën gjatë ditës së djeshme, duke iu afruar sigurt nominimeve të partive të tyre për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Fitorja e republikanit Trump e solli në 14 delegatë më pak se kuota 1,237 sa janë të nevojshëm, para se të mbahet konventa republikane për nominim në muajin korrik.

Fitorja e Cintonit, ish-sekretare amerikane e shtetit, i krijon asaj avantazh, por sa u përket delegatëve nuk ka lëvizje pasi në këto zgjedhje partiake demokrate në Uashington nuk ka delegatë.

Megjithatë, Clintonit i mungojnë vetëm 78 delegatë që ta siguroj nominimin demokrat për presidencë, raporton Rel.

Clinton aktualisht i ka 2,305 delegatë, ndërsa rivali i saj, Bernie Sanders i ka 1,539 delegatë. Për fitore nevojiten 2,383 delegatë.